Dudat: Trajtojnë kancerin, diabetin dhe shtypjen e lartë të gjakut

Shëndetësia

Dudat: Trajtojnë kancerin, diabetin dhe shtypjen e lartë të gjakut

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 17:24
Dudat

Dudat janë të mahnitshme që rriten pothuajse kudo. Me origjinë në Kinë, kjo bimë fillimisht ishte prezantuar në SHBA gjatë kohërave koloniale, gjatë një përpjekjeje për të zhvilluar industrinë e mëndafshit.

Dudat, bashkë me shumë bimë tjera që rriten në vende të tilla, nuk janë shumë të njohura për vetitë shëruese, pasi që kryesisht përdoren për qëllime industriale. Pema e dudës përdoret për lëndë druri, ndërsa fryti përdoret për t’i ushqyer krimbat e mëndafshit.

Kokrrat e dudave janë shumë të shëndetshme për trajtimin e shumë sëmundjeve serioze, si sëmundjet e zemrës, diabeti, por edhe tumorët.

Veç kësaj, është dëshmuar se dudat janë shumë të mirë edhe për trajtimin e diabetit, hipertensionit, niveleve të larta të kolesterolit, gripat e zakonshëm, dhimbjet në muskuj dhe nyej, artritin, kapsllëkun, marramendjen, rënien e flokëve etj.

Dudat përmbajnë përbërës që kanë efekte të njëjta me ilaçet që përdoren për trajtimin e diabetit të tipit 2. Ata i ngadalësojnë thyerjet e sheqerit në bark dhe absorbimin e tyre në gjak. Kjo ndihmon në kontrollimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Dudat janë të pasur edhe me acide organike, vitaminë C, pektin, fibra, karotine, ricin etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat