10 ushtrime të thjeshta dhe qetësuese për sytë tuaj

Shëndetësia

10 ushtrime të thjeshta dhe qetësuese për sytë tuaj

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 17:41

Orët e pafundme para kompjuterit apo TV-së mund të jetë me të vërtetë një gjë shumë e keqe për sytë tuaj. Tharja e syve, kruarje, dhimbja - tingëllojnë të njohura?

Fatkeqësisht, jo të gjithë mund të bëjnë pushime sa herë që kemi nevojë.

Këtu do të gjeni dhjetë shembuj të thjeshtë për sytë tuaj, që mund t’i aplikoni në më pak se 15 minuta. Provoni t’i bëni herë pas here, dhe me të vërtet do ta vëreni dallimin!

1.       Ngulitjani sytë errësirës

Vendosini bërrylat në tavolinë. Mbyllini sytë dhe mbajini me pëllëmbët tuaja. Qetësohuni dhe ngulitini sytë në errësirë. Rrini në këtë pozitë për disa minuta.

Image

2.       Lëvizja e syve në anën e majtë dhe të djathtë

Uluni drejtë. Shikoni vetëm drejtë. Pa e lëvizur kokën, shikoni në të majtë. Përqendrohuni në atë që shikoni. Pastaj shikoni në të djathtë dhe përqendrohuni në atë që shihni. Lëvizini sytë anash pesë herë. Përsëriteni në rreth tre herë.

Image

 

3.       Lëvizni sytë lartë dhe poshtë

Uluni drejtë dhe shikoni përpara. Pastaj shikoni lartë dhe përqendrohuni në atë që shihni. Shikoni poshtë. Mos keni frikë se do ta rrudhni ballin. Shikoni lartë dhe poshtë pesë herë. Përsëriteni të tërë rrethin tre herë.

Image

4.       Lëvizini sytë tuaj diagonalisht

Shiko drejtë. Shiko poshtë dhe në të majtë. Më pas lëvizini sytë tuaj diagonalisht, shikoni lartë dhe në të djathtë. Përqendrohuni në atë që shihni. Përsëriteni ushtrimin pesë herë dhe bëjeni rrethin e njëjtë në drejtime të tjera.

Image

5.       Rrotulloni sytë tuaj në formë rrethore

Uluni drejtë dhe qetësohuni. Shikoni në të majtë dhe rrotulloni sytë tuaj ngadalë pesë herë në anën e akrepave të orës. Më pas bëjeni të njëjtën në anën e kundërt të akrepave të orës. Përsëriteni tre herë.

Image

6.       Përqendrohuni afër dhe larg

Përqendroni sytë tuaj në një laps apo ndonjë objekt tjetër. Duhet të jetë 20-30 cm larg syve tuaj. Më pas shikoni në diçka më të largët. Përqendrohuni në të dhe mundohuni ta shikoni në detaje. Më pas shikoni lapsin prapë. Përsëriteni tre herë.

Image

7.       Përqendrimi nr.1

Uluni drejtë. Shikoni vetëm drejtë. Ngulitini sytë në një pikë mes syve tuaj. Përqendrohuni në atë që shihni për disa sekonda. Më pas shikoni përpara prapë. Ngulitni sytë pikës mes syve tuaj prapë. Ndërroni këtë përqendrim pesë herë.

Image

8.       Përqendrimi nr.2

Uluni drejtë. Shikoni vetëm drejtë. Ngulitni sytë në hundën tuaj për disa sekonda. Më pas shikoni përpara prapë. Ndërroni përqendrimin pesë herë.

Image

9.       Masazhi nr.1

Mbyllini sytë tuaj. Më pas shtrëngoni sytë tuaj për dy ose tre sekonda. Relaksoni muskujt rreth syve tuaj. Shtrëngoni sytë tuaj përsëri. Përsëriteni dhjetë herë.

Image

10.   Masazhi nr.2

Mbyllini sytë tuaj. Masazhoni lehtësisht qepallat e syve tuaj në formë rrethore. Shtypini lehtë. Mos provoni t’i shtypni shumë. Bëni dhjetë lëvizje rrethore, së pari në anën e akrepave të orës, më pas në të kundërtën e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat