Këto ilaçe natyrale ndihmojnë në problemin e teshtitjes

Shëndetësia

Këto ilaçe natyrale ndihmojnë në problemin e teshtitjes

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 18:05
Ilustrim

Prej viruseve mund të mbroheni me ndihmën e  artikujve ushqimorë që i keni në shtëpi. Kur të ndjeni simptomat e para të sëmundjes, pini gjysmë gote me ujë, në të cilën keni derdhur pesë pika jod.

Te temperatura ndihmojnë kompresat me patatet të freskët e të papërpunuar. Në vijim ju paraqesim edhe disa ilaçe natyrale kundër teshtitjes, e cila këto ditë është më se e pranishme.

Çaji me xhenxhefil

Nëse vuani nga teshtima, si pasojë e ftohjeve dhe viruseve sezonale, atëherë pini çaj të ngrohtë me xhenxhefil dhe mjaltë.

Është mirë që çajin ta përgatisni porsa t’i ndjeni simptomat e para të ftohjes dhe gripit.

Për të përgatitur një recetë të tillë është e nevojshme të bluani rrënjën e xhenxhefilit për të mbushur gjysmën e gotës, e pjesën tjetër e mbushni me mjaltë. Kur ta keni vluar ujin, aty hidhni gjysmë luge nga kjo përzierje.

Hudhra

Teshtitja mund të parandalohet edhe duke ju bërë masazh pikave të caktuara në fytyrë. Nëse kjo nuk ju shkon për dore, atëherë përgatisni preparatin kundër saj.

Përzieni tetë thelpinj të hudhrës me gjysmë limon të bluar me lëvore. I derdhni ujin e ftohtë që paraprakisht ishte vluar dhe mbani në vend të errët e të ftohtë për disa ditë. Merrni një lugë në ditë, para ushqimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat