Baballarët e stresuar, kanë një ndikim që nuk e prisnit tek fëmijët

Shëndetësia

Baballarët e stresuar, kanë një ndikim që nuk e prisnit tek fëmijët

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 07:48
Ilustrim

Baballarët që janë të stresuar në mënyrë kronike, kanë një ndikim që ndoshta nuk e prisnit tek fëmijët. Kështu që mos e nënvlerësoni asnjëherë një problem të tillë, pasi mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijës, duke e frenuar atë në disa drejtime.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim amerikan i Michigan State University, i publikuar në revistën shkencore “Infant and Child Development”.

Studiuesit monitoruan rolin e baballarëve në zhvillimin e fëmijëve në 730 familje, duke matur nivelin e stresit dhe problemet mendore, si depresioni dhe ndikimin në zhvillimin e fëmijëve.

Nga rezultatet e studimit doli se kur baballarët ishin të stresuar në rolin e prindërimit, kjo gjë kishte ndikim negativ në zhvillimin e fëmijës, si nga pikëpamja mendore edhe në të folur, veçanërisht mes moshës 2 dhe 3- vjeçare.

Ndikimi varionte në bazë të gjinisë, ku në zhvillimin e të folurit kishte më shumë ndikim tek meshkujt se sa tek femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat