Vendet më të famshme për turizëm mjekësor

Shëndetësia

Vendet më të famshme për turizëm mjekësor

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 09:07
Ilustrim

Sigurisht, jo kushdo mendon se të udhëtosh në vende të largëta për të marrë shërbim mjekësor është një ide e mirë.

Sipas doktorit amerikan Allen Lechtman, “asnjë prej këtyre procedurave nuk është aq e thjeshtë sa mendojnë njerëzit. Në çdo kohë, kushdo që bën operacion, apo qoftë edhe procedura më e thjeshtë dentare, mund të pësojë komplikacione. Dhe çfarë ndodh nëse dikush kthehet në vendin e tij dhe përballet me komplikacione, pasi ka kryer një ndërhyrje në një vend çfarëdo të globit?”

Është shumë e rëndësishme që turistët mjekësorë të dinë se në çfarë disiplinash mjekësore janë të specializuar vendet drejt të cilave nisen.

Brazili, për shembull, është i specializuar për ndërhyrje kozmetike, Meksika është e njohur për shërbimet dentare dhe sidomos për zbardhjen e dhëmbëve. Dhe ndërkohë që disa vende si India, kanë një histori të gjatë të trajnimit mjekësor të vendasve të tyre jashtë shtetit, vende të tjera si Tajlanda, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajvani e kanë vënë në krye të prioriteteve prej vitesh, sistemin e tyre shëndetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat