Veza, kundërshtari numër 1 i rrudhave

Shëndetësia

Veza, kundërshtari numër 1 i rrudhave

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 19:35
Ilustrim

Gjithçka që lëkura ka nevojë gjendet në kuzhinë. Njësoj si trypi ynë që merr vlerat ushqyese nga ushqimet, dhe lëkura është organi i cili duhet “ushqyer” shëndetshëm. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me agjentët e jashtëm, kujdesi që duhet të tregojmë ndaj lëkurës është më i madh.

Përbërësit e mëposhtëm janë 2 ushqyesit kryesor të lëkurës. 

E bardhë veze, lifting natyral për fytyrën
Të bardhat e vezëve janë një përbërës i shkëlqyer për të reduktuar shfaqjen e rrudhave dhe vijave të holla në fytyrë.

Receta e shtëpisë: Rrahim lehtë të bardhën e një veze dhe e përhapim atë në fytyrë dhe qafë. E lëmë në qetësi për 20 minuta dhe më pas e shpëlajmë me ujë të ftohtë. Kjo është një nga maskat më të mira për tonifikimin e fytyrës dhe reduktimin e poreve.

Mjalti, ristrukturues universal
Vetitë ushqyese dhe shëruese të mjaltit janë të njohura dhe të provuara në shekuj. Përdoreni atë në fytyrë, qafë, dekolte e duar, për një lëkurë të rigjeneruar.

Receta e shtëpisë: Vakim 150 ml qumësht dhe i shtojmë 2 lugë gjellë mjaltë dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh. Me ndihmën e një pambuku lyejmë fytyrën, qafën e dekoltenë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Shpëlahet me ujë të vakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat