Sa të rrezikshme janë produktet e pastrimit

Shëndetësia

Sa të rrezikshme janë produktet e pastrimit

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 20:24
Produktet e pastrimit

E urreni të pastroni? Tashmë keni një justifikim të mirë që ta evitoni atë sepse kimikatet në produktet e pastrimit rrisin rrezikun për dëmtimin e mushkërive.

Një studim norvegjez analizoi rreth 5000 femra, për një periudhë më shumë se 20-vjeçare. Ajo që u zbulua ishte se, një pjesë e pastrueseve kishin rreth 17 % më të reduktuar funksionimin e mushkërive sesa të tjerat, por femrat që përdorin vetëm produktet e shtëpisë, kanë vetëm 14 % reduktim të funksionimit normal të mushkërisë.

Një zgjidhje që rekomandohet është që të mos përdoren produktet me spray. Të pastrojmë tualetin ose kuzhinën nuk është aspak argëtuese për asnjë person, por është një punë që duhet kryer gjithsesi.

Pavarësisht pastërtisë dhe shkëlqimit që ato i japin shtëpisë, produktet me spray dhe kimikate mund të rrezikojnë mushkëritë. Këto kimikate që shpërndahen në ajër mund të shkaktojnë irritime në lëkurë ose alergji të ndryshme.

Njerëzit rrezikohen më shumë nga probleme kronike të mushkërive (COPD). Kjo lloj sëmundjeje COPD, vret rreth 25000 persona në Britani.

Profesor Jorgen Vestbo, thotë që ekzistojnë disa gjëra që njerëzit duhet të bëjnë. Njerëzit duhet të lexojnë me vëmendje rregullat e përdorimit dhe përbërësit në tabelën e çdo produkti.

Një tjetër gjë që duhet të bëjmë është që të mos përdorim produktet me spray dhe të hapim dyert dhe dritaret e shtëpisë pas pastrimit, në mënyrë që të ajroset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat