Për çdo muaj, shumë gra gjejnë ngushëllim te ilaçet qetësuese dhe shishet me ujë të ngrohtë për tu liruar nga dhimbjet menstruale.
Mirëpo studimet e reja tregojnë se dhimbjet gjatë ciklit menstrual, i pengojnë gratë edhe në punë.
Më shumë se gjysma e grave përjetojnë diskomfort nga cikli menstrual dhe kjo ndikon në aftësinë e tyre për të punuar.
Sipas një studimi të realizuar nga YouGov në Britani të Madhe, më shumë se 1/3 e grave detyrohen të mos shkojnë në punë për shkak të dhimbjeve të mëdha, shkruan Daily Mail.