Çfarë shenjash shfaqin fëmijët hiperaktivë dhe si ndikon kjo gjë në jetën e tyre?

Shëndetësia

Çfarë shenjash shfaqin fëmijët hiperaktivë dhe si ndikon kjo gjë në jetën e tyre?

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 08:08
Ilustrim

ADHD-ja është një ndër problemet më të njohura të zhvillimit të fëmijës, që karakterizohet nga pavëmendja, aktiviteti i shtuar dhe impulsiviteti. Ajo që dihet është se këto shenja vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në moshë të rritur.

ADHD-ja është çrregullimi i zhvillimit të kohëzgjatjes së vëmendjes (në përshtatje me moshën), kontrollit, nxitjes, mungesës së qetësisë dhe sjelljeve drejtuese, që zhvillohet në periudhën e vonë të foshnjërisë ose gjatë fëmijërisë së parë (deri në moshën 6 vjeç). Fëmijët me ADHD kanë vështirësi në vëmendje dhe përqendrim, nuk qendrojnë dot urtë e nuk presin radhën e tyre, mund të bërtasin kur duan të përgjgjen në klasë, ndërkohë që fëmijët e tjerë ngrenë dorën. Ndonjëherë ata janë të paorganizuar, të hutuar dhe harrojnë. Mund të humbasin gjërat e sendet personale dhe nuk arrijnë të përfundojnë detyrat.

ADHD-ja është një çrregullim biologjik dhe neurologjik, që shfaqet në problemet me neurotransmetuesit, të cilët çojnë mezashet në tru, ndaj dhe trajtimi i ADHD (nëse rezulton ky çrregullim) duhet të jetë i gjithanshëm dhe multidimensional. Këta fëmijë kanë një natyrë të veçantë, e cila shprehet për një kohë realtivisht të gjatë dhe është e vështirë të studiohet duke u mbështetur vetëm në dëmtimet sensore (shqisore), motore apo çrregullimet emocionale. Pra, është e domosdoshme që fëmija t`u nënshtrohet disa vlerësimeve, për të dalluar nëse problemi që ka me sjelljen është ADHD.

Hiperaktiviteti ka efekte në zhvillimin e fëmijës dhe mund të vështirësojë marrëdhëniet e tij me moshatarët dhe të tjerët, marrëdhënie këto që kontribuojnë në lumturinë e fëmijës dhe lidhen pazgjidhshmërisht me zhvillimin e tij. Fëmijët me vështirësi në marrëdhëniet me moshatarët mund të refuzohen prej tyre ose e kanë të vështirë te kënë një shok/shoqe të ngushtë; mund të jenë më të prekshëm nga çrregullimet emocionale dhe ato të sjelljes. Prindërit e fëmijëve me ADHD në përgjithësi nuk e raportojnë faktin që fëmija i tyre nuk përfshihet në punët në grup. Këta fëmijë zakonisht shihen si të turpshëm dhe të tërhequr nga moshatarët e tyre, të cilët i refuzojnë për shkak të sjelljeve agresive me shenja impulsiviteti
e hiperaktiviteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat