Ushqimet që ndihmojnë forcimin e kockave te fëmijët

Shëndetësia

Ushqimet që ndihmojnë forcimin e kockave te fëmijët

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 15:02
Ilustrim

Ka shumë faktorë që ndikojnë në gjatësinë e një njeriu, duke filluar nga gjenet, aktiviteti fizik, mënyra e jetesës, ushqyerja etj.

Janë disa  ushqime të cilat ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave sidomos te fëmijët.

Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet me bazë djathore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të gjitha të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.

Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Ai përmban sasi të lartë të proteinës që ndihmon në zhvillimin e kockave. 

Po kështu edhe veza përmban 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Shumë njerëz e shmangin bananen, pasi mendojnë se të shton në peshë. Përkundrazi, ky frut përmban një sërë përfitimesh shëndetësore, një prej të cilave është edhe forcimi i kockave. Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe probiotikët, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupin. Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre. Peshqit si salmoni, sardenja, tuna janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat