Gratë e përballojnë dhimbjen më mirë se burrat

Shëndetësia

Gratë e përballojnë dhimbjen më mirë se burrat

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 01:08
ilustrim

Gratë shpesh herë nuk e kuptojnë kur pësojnë një atak në zemër, sepse ato e përballojnë dhimbjen më mirë, sugjerojnë shkencëtarët.

Ekspertët shqetësohen se shumë goditje kardiake injorohen nga femrat, dhe në Britaninë e Madhe ato kanë 50% më shumë mundësi se meshkujt të mos diagnostikohen.

Studimi i shkencëtarëve në Norvegji sugjeron se në përgjithësi burrat përballojnë më shumë dhimbje se gratë, por gratë kanë aftësi të përballojnë dhimbjen speicifike të atakut në zemër.

Dr Andrean Ohrn nga Universiteti i Tromso tha: “Nuk dihet pse disa njerëz përjetojnë atak në zemër pa simptoma. Një shpjegim i mundshëm për mungesën e dhimbjes në kraharor është toleranca e madhe ndaj dhimbjeve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat