Ecja e shpejtë parandalon depresionin

Shëndetësia

Ecja e shpejtë parandalon depresionin

Më: 23 janar 2017 Në ora: 22:59
Ilustrim

Shkencëtarët portugezë rekomandojnë që nëse jemi depresivë çdo ditë të merremi me aktivitete fizike, sepse ushtrimet janë shumë më efektive se antidepresivët.

Aktivitet e moderuara fizike, dhe veçanërisht ecja e shpejtë, mund të zvogëlojnë problemet për shkak të depresionit te pacientët, të cilëve nuk kanë mundur t’u ndihmojnë ilaçet, janë rezultatet e anketës që ka bërë një guro shkencëtarësh nga Portugalia.

Pjesëmarrësit në eksperiment, 150 gjithsej, kanë vazhduar të marrin terapi të rregullt, por më parë janë lutur të ushtrojnë çdo ditë: një pjesë është marrë me ecje të shpejtë, ndërsa një pjesë tjetër ka bërë ushtrime të ndryshme.

Rezultatet kanë treguar që gjendja shëndetësore është përmirësuar te 26 për qind e pacientëve. Shkencëtarët kanë rekomanduar ecje të shpejtë, si preventivën më të mirë për shëndet psikik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat