10 kuriozitete që nuk i dini rreth çajit

Shëndetësia

10 kuriozitete që nuk i dini rreth çajit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 08:36
Ilustrim

Çaji është pija më e përhapur dhe vlerësuar në botë. Gjithashtu është edhe një nga pijet më shumë të konsumuara pas ujit. Ai prodhohet nga bimë të veçanta  dhe pasi gjethet e tyre zihen, çlirohen substanca të mrekullueshme që janë të dobishme edhe për organizmin tonë. Pjesa më e madhe e njerëzve, në fakt dinë shumë pak për çajin dhe ne po ju prezantojmë 10 kuriozitetet interesante që i përkasin pijes që konsumoni çdo ditë.

Nga një bimë e vetme, prodhohen lloje të ndryshme çajrash

Një bimë e vetme ka varietete të ndryshme, siç ndodhet edhe me bimën Camellia sinensis. Me kalimin e kohës janë zhvilluar varietete të ndryshme të kësaj bime, e cila varet nga terreni ku kultivohet. Nga pikëpamja ushqyese nuk ka shumë diferenca por shija e çajit ndryshon.

Nuk jemi kurrë të sigurt se nga vjen çaji

Një pjesë e mirë e çajrave nuk prodhohet në vendin tonë por në Azi. Është e pamundur që ne të kuptojmë se nga vjen çaji që jemi duke pirë.

Bustinat e çajit

Pjesa më e madhe e çajrave të ditëve të sotme vjen i konservuar në bustina, që janë shpikur në SHBA dhe nuk janë prodhuar në mënyrën më të pirë për t’i konservuar ata. Problemi nuk ka të bëjë shumë me tharjen se sa me mënyrën e vendosjes së tij në bustina. Më kalimin e kohës, kjo metodë konservimi bën që të humbasin shumë substanca të dobishme të gjetheve, në veçanti vitaminat.

Çaji nuk është vetëm një pije

Një nga gjërat më të zakonta të çajit është se nuk bëhet fjalë vetëm për një pije, por edhe për lloje të tjera përdorimi. Një nga më interesantët është përdorimi i tij kundra mushkonjave, i cili i largon ato. Mjafton që të spruconi pak çaj në lëkurë dhe mushkonjat do të ju rrinë larg, e ju do të kaloni një verë të qetë.

Është pija më e konsumuar pas ujit

Fakti që çaji është i shpërndarë në të gjithë botën, tregon se ka shumë njerëz që e konsumojnë sot. Sipas statistikave, rezulton që kjo pije është më e konsumuara në botë, pas ujit. Çaji është një pije që nuk ka efekte anësore, përveçse të mira.

Diferenca mes çajit të zi dhe atij jeshil

Diferenca mes këtyre dy pijeve ka të bëjë me fermentimin dhe se vjen nga e njëjta bimë. Çaji zi është fermentuar dhe bakteret kanë luajtur një rol thelbësor në transformimin e tij, duke krijuar edhe substanca të tjera ushqyese. Kur çaji nuk fermentohet, gjethet rrinë jeshile dhe nuk ndryshojnë ngjyrë. Kështu sigurohet çaji jeshil me një shije tjetër.

Tenia dhe kafeina, janë e njëjta gjë

Disa vjet më parë u tha se teina dhe kafeina ishin dy gjëra të ndryshme, dy alkaloidë të cilët rrjedhin përkatësisht nga çaji dhe kafja. Analizat molekulare kanë treguar, se këto dy molekula janë të njëjta, identike dhe janë quajtur kështu si kafeinë.

Bustina duhet të rrijë vetëm 2 minuta në ujë

Kur vendosim çajin në ujin e ngrohte, duhet ta lëmë bustinën vetëm 2 minuta, por nuk duhet ta teprojmë se për ndryshe çlirohen molekula të tjera, që kur bashkohen me kafeinën e çajit, humbet efekti i tij. Madje, e bën pijen më të hidhur. Kjo do të thotë se duhet të jeni shumë të kujdesshëm me çajin, që të përftoni prej tij vetëm gjërat e mira.

Aromat e çajit

Çajrat aromatizohen duke iu shtuar përbërs të ndryshme natyral në bustina. Një çaj me gjethe të freskëta nuk mund të aromatizohet, por kjo karakteristikë përftohet vetëm gjatë përpunimit të tij. Zakonisht në varietete të ndryshme, aromatizimi i çajit nuk ndodh në industrinë perëndimore, por direkt në vendin e prodhimit. Kjo nuk vlen për çajin me limon, sepse ai aromatizohet në filxhan.

Fortësia e çajit

Si bëhet një çaj i fortë dhe një i butë? Truku është më i thjeshtë se siç duket, sepse bazohet vetëm në sasinë e gjetheve që hedhin në një bustin. Në fakt, është mirë që të futen sa më pak gjethe dhe koha e lënies së bustinës në ujë të ngrohte nuk duhet të jetë më e gjatë se dy minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat