Mos e injoroni këtë dhimbje!

Shëndetësia

Mos e injoroni këtë dhimbje!

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:39
Ilustrim

Pas dhimbjes së shpatullave (supeve) mund të fshihet një problem më serioz, që nuk kurohet vetëm me një masazh të thjeshtë të tyre.

Njerëzit që rrezikohen nga sëmundjet e zemrës zakonisht përjetojnë dhimbje të shumta të shpatullave.

Sipas një studimi të publikuar tek “Journal of Occupational and Environmental Medicine”, ka një lidhje mes faktorëve që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe dhimbjeve të muskujve, shkruan temina.al. Hulumtuesit shkencorë arritën në këtë përfundim pas një monitorimi që iu bënë më shumë se 1000 personave.

Prandaj duhet të vini në dijeni mjekun nëse keni probleme me shpatullat, pasi mund të jenë shenjë e faktorëve rrezikues të sëmundjeve të zemrës, që duhen të mbahen nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat