Mos hani teksa shihni celularin sepse...

Shëndetësia

Mos hani teksa shihni celularin sepse...

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 15:14
Ilustrim

Ky është një zakon i të gjithëve thuajse, por ekspertët e shëndetësisë deklarojnë se ngrënia e ushqimit para televizorit ose në kohën që mban telefonin celular në dorë ndikon negativisht në shëndet dhe peshë.

Personat që e bëjnë këtë gjë kanë tendencë të shëndoshen më shumë.

Ekspertët thonë se kur sheh televizor, apo kur lundron në internet nëpërmjet celularit humb përqendrimin nga e ngrëna dhe truri ynë nuk e regjistron këtë fakt.

Kjo bën që pas drekës apo darkës të hamë sërish diçka të lehtë. Ngrënia jashtë vakteve shkakton mbipeshë.

Për eksperiment u morën 39 persona me shëndet normal dhe rezultati ishte bindës. 

Përdorimi i mjeteve teknologjike që na kërkojnë përqendrim gjatë ngrënies ka një efekt negativ në oreksin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat