Studim i ri për çrregullime në vëmendje dhe hiperaktivitet

Shëndetësia

Studim i ri për çrregullime në vëmendje dhe hiperaktivitet

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 21:48
Ilustrim

Personat e diagnostifikuar me Deficit në Vëmendje dhe Çrregullim të Hiperaktivitetit (ADHD) kanë trurin më të vogël se sa ata pa këtë çrregullim, kjo sipas një studimi të publikuar në The Lancent Psychiatry.

Dallimet në madhësinë e trurin janë identifikuar nga studiues që kanë rishikuar skanimet e trurit dhe kanë krahasuar ato me personat që kanë këtë çrregullim.

Deficiti në Vëmendje dhe Çrregullimi i Hiperaktivitetit (ADHD) është një çrregullim i zhvillimit të neuroneve, që shkakton shpërqendrim, hiperaktivitet dhe impulsivitet.

Më shumë se një në 20 persona, nën moshën 18 vjeçare, janë të prekur nga ADHD. Ndërsa dy të tretat e këtij numri shfaqin simptomat edhe në moshën madhore .

Qëllimi i këtij studimi është identifikimi i mangësive në studimet ekzistuese dhe përmirësimi i teknikave të analizimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat