Kur bëhet fjalë për produktet e bukurisë, efektet e përbërësve që ato përmbajnë, shkojnë përtej lëkurës. Industria kozmetike përdor me mijëra produkte kimike në produktet e saj duke filluar nga buzëkuqi deri tek shampot dhe produktet e tjera të higjienës personale. Disa prej këtyre substancave përdoren gjithashtu për pastrimin e pajisjeve industriale.
Të gjithë jemi dakord se një përbërës që përdoret për të pastruar dyshemenë e garazhdit nuk është shumë i përshtatshëm per ta vendosur brenda një larësi fytyre. Për shkak të hapësirave ligjore, industria kozmetike është e lejuar të vendosë mijëra kimikate në produktet e higjienës personale, edhe nëse këto kimikate lidhen me kancerin, infertilitetin apo defektet e lindura tek foshnjat.
Shampoja e flokëve: numri mesatar i kimikateve 15. Efektet anësore: irritim i lëkurës, dëmtim i syve.
Toni i syve: numri mesatar i kimikateve 26. Efektet anësore: çregullime të organeve, fertilitet, kancer.
Buzëkuqi: numri mesatar i kimikateve 33. Efektet anësore: alergji, kancer.
Parfumi: numri mesatar i kimikateve 50. Efektet anësore: irritim i gojës, syve, provokim të vjellash.
Kremi hidratues i trupit: numri mesatar i kimikateve 32. Efektet anësore: skuqje, irritim, çregullime hormonale.