Helmi i kërmillit mund të trajtoj dhimbjet kronike

Shëndetësia

Helmi i kërmillit mund të trajtoj dhimbjet kronike

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 14:42
Ilustrim

Helmi nga një kërmill i vogël mund të përdoret për të zhvilluar një medikament i cili trajton dhimbjet kronike, kanë sugjeruar disa shkencëtarë amerikan.

Helmi të cilin normalisht kërmilli e përdor këtë për të paralizuar apo mbytur prenë e tij, përmban përbërës që duket së luajnë rolin e lehtësuesit afatgjatë të dhimbjeve.

Në një studim të realizuar të minjtë, këta përbërës kanë funksionuar edhe pas tre ditësh.

Të gjeturat tregojnë që ekziston mundësia për krijimin e një terapie të re për pacientët të cilëve nuk u kanë mbetur opsione të tjera.

Shumica e medikamenteve funksionojnë duke ulur perceptimin e dhimbjeve, përmes vendosjes tek disa proteina specifike në tru dhe trup, të quajtura receptorë opoid.

Ndërsa përbërësi i helmit të kërmillit, Rg1A, funksionon në një formë tjetër, duke krijuar efekte pozitive në trajtimin e dhimbjeve në disa zona të trurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat