Me akull apo me nxehtësi, ja si mund të ndalohen dhimbjet

Shëndetësia

Me akull apo me nxehtësi, ja si mund të ndalohen dhimbjet

Më: 11 mars 2017 Në ora: 22:45
Ilustrim

Shpesh na ndodh që kur ndiejmë dhimbje të mos dimë nëse duhet të zgjedhim kompresa të ftohta apo të nxehta, dhe ndodh që të gabojmë duke e përkeqësuar dhimbjen.
Por, ekzistojnë udhëzime të cilat do t’i parandalojnë gabimet në të ardhmen.
Nxehtësia është më e mirë kur është fjala për dhimbjet afatgjata dhe kronike, zakonisht ato që zgjasin më shumë se gjashtë javë. Artriti çon në harxhimin dhe dëmtimin e kërcit në nyje, ndërsa në këto raste rekomandohen kompresa të ngrohta për shkak se nxehtësia i relakson nyjat dhe muskujt.
Akulli është efektiv për dhimbje të shkaktuara nga plagët e freskëta dhe e ul inflamimin. Kur një person ka dhimbje koke, dhimbja shfaqet në nerva dhe në enët e gjakut në tru, ndërsa lehtësim sjell aplikimi i kompresave të ftohta, qofshin ato me akull apo peshqirë të ftohtë.
Njerëzit shpesh gabojnë dhe përdorin kompresa të ftohta për ta ulur dhimbjen e cila shkakton ngurtësi të qafës. Mënyra e duhur është të përdoret i nxehti për t’i relaksuar muskujt.
Nëse i zgjatni muskujt ose lëndoni tendonet (tetivat), duhet të aplikoni kompresa të ftohta për ta lehtësuar inflamacionin dhe dhimbjen. Megjithatë, kur kalon inflamacioni, muskujt mund të jenë të ngurtë, prandaj për relaksimin e tyre duhet të përdorni kompresa të ngrohta.
Tendiniti është një gjendje e inflamacionit të indeve që i lidhin muskujt dhe eshtrat. Mund ta ndihmoni veten duke aplikuar akull.
Tendinoza është një gjendje e tendinitit kronik, në të cilin tetivat janë të dëmtuara në nivel qelizor. Siç ndodh edhe tek sëmundjet e tjera kronike, këtu ndihmon zbatimi i nxehtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat