Llojet e dhimbjes së kokës që paralajmërojnë praninë e një sëmundjeje

Shëndetësia

Llojet e dhimbjes së kokës që paralajmërojnë praninë e një sëmundjeje

Më: 24 mars 2017 Në ora: 16:06
Ilustrim

Dhimbja e kokës mund të shoqërohet me dehidratim, lodhje e simptoma të tjera dhe njerëzit mund të mendojnë se thjesht e kanë nga lodhja, por këto të fundit mund të paralajmërojnë dhe praninë e një sëmundjeje.

Ekzistojnë katër lloje kryesore të dhimbjes së kokës dhe secila prej tyre mund të thotë diçka për shëndetin, por e rëndësishme është të dalloni dhimbjet nga njëra- tjetrën.

1. Dhimbje koke shkaktuar nga tensioni i kokës Një dhimbje koke tensioni është lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës. Ajo ndjehet si një dhimbje e vazhdueshme ose presion rreth kokës, sidomos pas kokës dhe qafës. Ekspertët besojnë se kjo lloj dhimbje koke mund të shkaktohet nga tkurrja e qafës dhe muskujt, e cila mund të jetë një përgjigje ndaj stresit. 2. Migrenë Migrena prek rreth 38 milionë burra, gra dhe fëmijë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Migrena është më shumë se vetëm një dhimbje koke dhe shoqërohet me të vjella, marramendje, ndjeshmëri ekstreme ndaj dritave dhe erës. 3. Dhimbja te zona e syve Kjo dhimbje zakonisht prek zonën e syve dhe prek më shumë meshkujt sesa femrat. Shkaku është i panjohur, por kjo lloj dhimbje koke ndodh kur një rrugë nervore me bazë në tru është aktivizuar. 4. Dhembja e sinuseve 

Dhimbja e kokës nga sinuset e bllokuara apo të infektuara shoqërohet me ethe dhe presion rreth syve, ballit dhe mollëzave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat