Ju trembin thinjat? Një mënyrë e thjeshtë si t’i mbani larg

Shëndetësia

Ju trembin thinjat? Një mënyrë e thjeshtë si t’i mbani larg

Më: 24 mars 2017 Në ora: 21:04
Ilustrim

Me kalimin e viteve flokët humbasin ngjyrën e tyre natyrale dhe fillojnë e dalin thinjat. Nëse kjo ide na tmerron, duhet të dimë që ky është një fenomen me të cilin do të përballemi të gjithë, kush më herët e kush më vonë.

Një nga pyetjet më të shpeshta është se çfarë duhet bërë kur shohim thinjat e para në flokë? Tek femrat lyerja e flokëve është një nga mënyrat më të shpejta, e ndërsa tek meshkujt duket pak e sikletshme. Mos u mërzisni, ekziston një zgjidhje.

Qëroni 5 patate dhe vendosi lëvoret e tyre në një tenxhere me ujë. Vendoseni tenxheren të vlojë për 5 deri 6 minuta, më pas vendoseni mënjanë dhe lëreni të ftohet.

Më pas merreni lëngun dhe vendosni në një shishe ose enë plastike, ndërsa nëse dëshironi që ky lëng të mbajë erë të mirë atëherë mund të shtoni disa pika të vajit të preferuar esencial.

Së pari lani flokët tuaj dhe pastaj shpëlani dhe bëni masazh kokës me këtë përzierje. Duhet të qëndrojë për pesë minuta para se të lani flokët me ujë të ngrohtë dhe shampon tuaj. Përsëritni procesin disa herë në javë dhe së shpejti do të vëreni një përmirësim të dukshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat