Ja pse është mirë të përdorim bollgur rregullisht

Shëndetësia

Ja pse është mirë të përdorim bollgur rregullisht

Më: 25 mars 2017 Në ora: 17:35
Bollguri

Bollguri hyn në listën e pafund të ushqimeve, të cilat janë të shëndetshme dhe kanë përfitime të mëdha ushqyese, bazuar në studimet e bëra viteve të fundit.

Le t’ i ndajmë më ju disa nga këto të mira dhe të tregojmë se pse ju dhe familja juaj duhet të hani çdo ditë bollgur.

Ndihmon në uljen e kolesterolit

Bollguri përmban sheqerin natyral beta- glukan, që ndihmon në eliminimin e koleserolit të keq. Sheqeri beta- glukan gjithashtu rritë sistemin imunitar të trupit dhe redukton  infeksionet bakteriale.

Mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Bollguri përmban veti anti-inflamatore dhe antioksidante, të cilat ndihmojnë arteriet dhe reduktojnë rrezikun nga infarkti dhe goditjet në tru.

Ndihmon në luftimin e kancerit

Mundësitë  e rritjes së  rrezikut për kancer në zorrë të trashë janë vërejtur të jenë më të ulëta në rastet kur përdoren ushqime të cilat përmbajnë fibra në sasi më të lartë. Përveç kësaj, ushqimet me fibra të larta ndihmojnë edhe parandalimin e rrezikut nga kanceri i gjirit për gratë të cilat ndodhen para menopauzës. Komponentët të cilët gjenden në bollgur e që ndihmojnë në balancimin e nivelit  të hormoneve dhe në mbrojtjen e sistemit imunitar, janë shumë të rekomandueshme të konsumohen  shpesh.

Zvogëlon rrezikun e astmës te fëmijët

Rezultatet e një studimi të bërë nga “Studimin Ndërkombëtar për Astmën dhe Alergjitë në Fëmijëri”, sugjeron që drithërat dhe krundet e tilla si bollguri, nëse konsumohen së bashku me ushqime të tjera si peshku dhe fasulja, zvogëlojnë simptomat e astmës te fëmijët.

Parandalon diabetin

Ky produkt njihet për përbërësit e tij që ndihmojnë në procesin e tretjes dhe si rregullues i sasisë së sheqerit në gjak.

Ndihmon në humbje peshe

Nëse përdorni çdo ditë bollgur ju do të vëreni se ai ju ndihmon të ndjeheni të ngopur në një kohë më të gjatë, për shkak të fibrave dhe kjo jo vetëm që ju ndihmon të mos ndjeheni të uritur por të humbni peshë gjithashtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat