A po furnizoheni mjaftueshëm me Vitaminë D?

Shëndetësia

A po furnizoheni mjaftueshëm me Vitaminë D?

Më: 26 mars 2017 Në ora: 10:47
Ilustrim

Vitamina D, prodhohet nga lëkura jonë nëpërmjet ekspozimit në diell, dhe më pas përpunohet nga veshka dhe mëlçia, në formën ku mund ta përdorim. Vitamina D, ka një rëndësi të veçantë për dhëmbët dhe kocka tona, pasi na ndihmon të kultivojmë kalciumin si edhe kontrollon nivelin e tij në gjak. Është shumë e rëndësishme që nivelet e Vitaminës D mos të jenë më të ulëta se sa duhet pasi në këtë mënyrë edhe sasia e kalciumit nuk do të jetë në rregull.

Nuk ka ndonjë shenjë vizuale e cila të njoftojë për mungesën e kësaj vitamine në trup, por mund të shprehet ndryshe në një sëmundje kockash të njohur si osteomalacia.Te fëmijët, kjo lloj gjendjeje mund të shkaktojë çrregullime në kafkë, zbutje kockash, si edhe mund të harkojë këmbët e tyre. Për këtë arsye është mirë që herë pas herë të bëni një kontroll te mjeku për të parë nivelet e kësaj vitamine në trup.

Për të qenë më të qartë, ja se sa minuta ekspozim në diell ju duhen duke u bazuar nga ngjyra e lëkurës:

Lëkura e bardhë – 10 – 12 minuta në ditë

Lëkura aziatike – 30 minuta

Lëkura afrikane – 120 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat