Te fjeturit herët mund t’ju ndryshojë jetën

Shëndetësia

Te fjeturit herët mund t’ju ndryshojë jetën

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:50
Ilustrim

Gjumi është një faktor shumë i rëndësishëm i jetesës, sidomos nëse zbaton një disiplinë të saktë me oraret. Orari perfekt për të fjetur gjumë është ora 21:00 – 22:00. Nëse flini në këtë orar do të zgjoheni në një humor të shkëlqyer. Do të ndjeni një lloj energjie e cila duket si e pashterueshme. Do zgjoheni më herët dhe do të keni më shumë kohë në dispozicion për të bërë gjërat tuaja. Shëndeti dhe pamja juaj fizike do të fillojnë të përmirësohen dukshëm.

Do filloni madje dhe të humbisni peshë. Por më kryesorja është fakti që do largoni rrezikun e depresionit. Nëse ju ka ndodhur që jeni zgjuar të lodhur edhe pse keni fjetur mjaftueshëm, kjo ndodh për faktin se keni shkuar të flini vonë. Provojeni këtë metodë dhe mbase vërtet jeta juaj do të pësojë ndryshimin rrënjësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat