Fëmijët që e teprojnë me sheqerin po zhvillojnë sëmundjet e rralla të alkoolizuarve

Shëndetësia

Fëmijët që e teprojnë me sheqerin po zhvillojnë sëmundjet e rralla të alkoolizuarve

Më: 1 prill 2017 Në ora: 23:04
Ilustrim

Sheqeri na ëmbëlson të gjithëve, por tek fëmijët duket se ka një efekt çudibërës. Këta të fundit duket se hipnotizohen nga haribot, çokollatat e tortat e po të ishin prindërit ata nuk do të dinin të ndaleshin. Dekadat e fundit duket se sheqeri është kthyer në rrezik për shëndetin e tyre, pikërisht sepse prindërit nuk j’ua ndalojnë sheqerin fëmijëve. 

Robert Lustig, i cili është profesor i endokrinologjisë pediatrike në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, shpjegon se sa rrezikohet shëndeti i një fëmije prej sheqerit të tepruar. 

Fëmijët po zhvillojnë sëmundje që nuk janë parë kurrë tek ta. Prej vitit 1980 fëmijët janë prekur gjithnjë e më shumë nga diabeti tip 2 dhe mëlçia e dhjamosur. Këto sëmundje njihen ndryshe si sëmundjet e të alkoolizuarve. Nese nuk dëshironi që fëmijët tuaj të shtrohen në krahë të të një alkoolizuari, mjaft i dhatë ëmbëlsira për ta qetsuar apo per t'i bere qefin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat