Problemet psikike dhe psikiatri i fëmijëve

Shëndetësia

Problemet psikike dhe psikiatri i fëmijëve

Më: 2 prill 2017 Në ora: 21:58
Ilustrim

Është e natyrshme që prindërit shqetësohen për shëndetin mendor dhe trupor, dhe dëshirojnë që fëmija i tyre të jetë në gjendje të shëndoshë.

Shumica e prindërve në mënyrë korrekte dhe fleksibile i konsiderojnë fëmijët e tyre në kufij të normales. Mirëpo, disa prindër janë më të shqetësuar nëse foshnja e tyre ose fëmija më i rritur, mund të ketë ndonjë problem psikik.

Këto shqetësime mund të jenë të lidhura me disa pyetje tjera. P.sh.:

– Nëse fëmija zhvillohet në mënyrë normale në raport me madhësinë e pritur.

– Nëse fëmija është i kënaqur emocionalisht.

– Nëse ajo të cilën fëmija e flet, e mendon dhe e ndjen është në suaza normale dhe adekuate.

– Nëse sjellja e fëmijës është normale, p.sh. sa i përket çështjes së të ushqyerit, gjumit, sjelljes në shkollë, përshtatja me prindërit dhe shoqërinë, mposhtjen e stresit dhe kontrollimin e zemërimit.

Në sqarimin e këtyre dilemave mund të ndihmojnë psikiatrit e fëmijëve dhe adoleshentëve. Ata zakonisht flasin me fëmijën dhe i pyesin prindërit për shëndetin e mëparshëm të fëmijës dhe për sjelljen e tij. Ata po ashtu shumë shpesh pyesin se si përshtaten anëtarët e familjes dhe si ndikon ndonjë problem tek ata, dhe si ndikojnë ata te problemi.

Përgjigja më e përgjithësuar është se fëmija dhe tinejxheri janë psikikisht normalë atëherë kur (varësisht nga mosha) ata përfshinë dhe kënaqen me:

– Mësimin e aftësive të reja shkollore, shkuarjen në shkollë /ose në punë
– Sjelljet në familje
– Sjelljet me moshatarët dhe miqtë
– Lojën.

Shumica e prindërve për shqetësimet e tyre në lidhje me fëmijë, fillimisht flasin me ndonjë anëtar të familjes, miqtë apo mjekun, këshilltarin e shkollës, por edhe me ndonjë punonjës të zakonshëm.

Të gjithë këta persona mund t’u ndihmojnë prindërve, sidomos nëse i drejtojnë prindërit kah psikiatri i fëmijëve, i cili në mënyrë të kujdesshme do t’i dëgjojë prindërit për shqetësimet e tyre në lidhje me sjelljet e fëmijës dhe do t’i ndihmojë ata të shikojnë:

– Faktorët kronikë të cilët mund të sjellin deri te problemet në zhvillimin e fëmijës.

– Faktorët kohëshkurtër të cilët aktivizojnë ose mund të aktivizojnë problemet e fëmijës

– Faktorët të cilët ndihmojë që problemi të qëndrojë.

– Ndikimi i gjendjeve tjera mjekësore të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e problemit

– Lidhjen zhvillimit intelektual, social dhe emotiv me aftësitë e fëmijës, kërkesat shkollore, rrethin familjar dhe social.

Duke u bazuar në vlerësimet e tij, psikiatri i fëmijëve dhe adoleshentëve mund të:

– Njohë mënyrën se si prindërit mund të ndikojnë në zhvillimin normal të fëmijës dhe të jenë më efektiv si prindër.

– Sugjerojë programe aktive dhe edukuese për fëmijën ose prindërit, që do të përmbajnë procese të zhvillimit normal të fëmijës dhe familjes

– Ose të zhvillojë një këshillim të shkurtë që t’i ndihmojë fëmijës dhe prindërve të cilët kanë më pak probleme zhvillimore, që t’i përballojnë situatat stresuese jetësore ose vështirësitë të cilat janë si pasojë e temperamentit të fëmijës

– Rekomandojë trajtim specifik psikiatrik nëse gjatë ekzaminimit vëren se ekziston çrregullim psikiatrik

– Rekomandojë program specifik psikoterapik dhe socioterapik nëse me anë të ekzaminimeve vërteton lidhjen e simptomave me mosfunksionimin prindëror ose sjelljen e tyre të gabueshme në raport me fëmijën

Prindërit më mirë se kushdo tjetër e njohin fëmijën e tyre dhe e dinë se cila është sjellja e zakonshme e tij. Në rast se prindi dyshon se fëmija i tij ka një problem, atëherë është e nevojshme që të kërkohet ndihmë profesionale.

Nganjëherë është shumë i rëndësishëm ky hap fillestar në zbulimin e problemit dhe në luftimin e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat