Gabimet më të shpeshta që mamatë bëjnë gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës

Shëndetësia

Gabimet më të shpeshta që mamatë bëjnë gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës

Më: 3 prill 2017 Në ora: 17:28
Ilustrim

Asnjeri nuk është i pagabueshëm, madje edhe prindërit!

Por cilat janë gabimet që prindërit bëjnë më shpesh gjatë vitit të parë të jetës?

Futen në panik për gjithçka. Pse po vjell? Pse po defekon kaq rrallë/shpesh? Po ushqehet mjaftueshëm? Po qan më shumë/pak se bebet e tjera? Të gjitha këto i futin në panik prindërit.

Ngatërrojnë refluksin me të vjellat. Refluksi shoqërohet me një sasi të caktuar ushqimi që del nga goja e fëmijës, të vjellat shfaqen edhe me një frekuencë të caktuar.Mendojnë në çdo moment se bebi ka temperaturë.

Nuk duhet në asnjë mënyrë t’i jepni medikamente një foshnje me temperaturë nën 38 gradë.

Neglizhojnë higjenën orale. Goja e fëmijës duhet të pastrohet me anën e një garze deri në vitin e parë të jetës dhe më pas me furce dhe pastë dhëmbësh.Injorojnë martesën e tyre. 

Të sjellësh në jetë një fëmijë nuk do të thotë të heqësh dorë nga jeta bashkëshortore.

Grinden shumë para fëmijës. Edhe një fëmijë 3 muajsh e ndien situatën e rënduar në shtëpi. E keni vënë re sa i irrituar do të shfaqet fëmija nëse edhe ju jeni?Kërkojnë këshilla në vend të gabuar.

Përveç mjekut tuaj duhet të keni kujdes me këshillat që merrni. Nëse jeni në mëdyshje në lidhje me diçka, mos e praktikoni tek fëmija juaj edhe nëse tek një fëmijë tjetër mund të ketë rezultuar efektiv.

Mendojnë më të keqen sa herë fëmija qan. Në fakt bebet komunikojnë nëpërmjet saj.

Pasi e keni ndërruar dhe ushqyer ai mund të vazhdojë të qajë, dhe kjo mund të ndodhë thjesht sepse do të rrij pranë jush. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat