Sipas shkencës bebet me kokë të madhe janë më inteligjente

Shëndetësia

Sipas shkencës bebet me kokë të madhe janë më inteligjente

Më: 3 prill 2017 Në ora: 19:26
Ilustrim

Të kesh një kokë të madhe, shpesh herë shihet si diçka jo estetike. Nuk të bën një njeri te keq, por thjesht jo të pashëm, të paktën kështu besohet në kultura të ndryshme. Nëse deri më tani keni vuajtur nga krahasimet që ju kanë ndjekur gjatë gjithë jetës vetëm prej kokës së madhe, ka ardhur të ndiheni krenarë për të.

Sipas një studimi të ri, shkencëtarët  duke përdorur të dhëna nga Institucionet shëndetësore në Britaninë e Madhe. kanë dalë në një përfundim surprizues. Bebet e lindura me kokën e madhe janë më inteligjentë se fëmijet e tjerë.

Shkencëtarët ndërkombëtarë që fshihen pas studimit, i cili u botua në revistën e Psikiatrisë Molekulare, janë në kërkim të lidhjeve mes gjeneve, inteligjencës dhe shëndetit të përgjithshëm, kur ata bënë këtë zbulim të ri.

Gjatë analizës së tyre, studiuesit gjetën se njerëzit që kanë lindur me kokat e mëdha ishin dukshëm më inteligjentë se pjesa tjetër e njerëzve. Nëse po pyesni çfarë konsiderohet një kokë e madhe, perimetri i saj është 34-35 cm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat