Pse pisllëku është i mirë për shëndetin e fëmijëve?

Shëndetësia

Pse pisllëku është i mirë për shëndetin e fëmijëve?

Më: 18 prill 2017 Në ora: 13:38
Ilustrim

Të gjithë mendojmë që çelësi për të mbajtur fëmijët tonë të shëndetshëm është sterilizimi i shtëpisë sonë.

Megjithatë sipas dy shkencëtareve kjo gjë është totalisht e gabuar.

John Gilbert dhe Rob Knight, dy shkencëtarë që janë duke hulumtuar mikrobiomin, kanë publikuar librin “Pisllëku është i mirë: Avantazhet e mikrobeve në zhvillimin e sistemin imunitar të fëmijëve tuaj”.

Përmes këtij libri autorët shpjegojnë që mikrobet dhe pisllëku mund të mbrojë fëmijët nga sëmundjet dhe se hapësirat e brendshme shumë të pastra janë duke e dobësuar sistemin tonë imunitar.

Sipas kësaj hipoteze ekspozimi ndaj mikrobeve dhe disa mikroorganizmave është i mirë për organizmin tonë, ngaqë ndihmon në zhvillimin e sistemit imunitar.

Gjithashtu është thënë që sëmundjet si astma, temperaturë e lartë dhe diabetit shfaqet më shumë tek fëmijët që nuk luajnë me baltë apo nuk kane qëndruar në afërsi të kafshëve.

Pa ekspozimin e hershëm ndaj baltës dhe mikrobeve, sistemi imunitar nuk mëson se si të kontrolloj reaksionet e përditshme ndaj gjërave të huaja siç janë poleni apo pluhuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat