Drogat “psychedelic” nxisin nivel të lartë të vetëdijes

Shëndetësia

Drogat “psychedelic” nxisin nivel të lartë të vetëdijes

Më: 22 prill 2017 Në ora: 08:40
Ilustrim

Një studim i ri ka gjetur dëshmi që marrja e drogave “psychedelic” mund të ngrisë nivele të ndryshme të vetëdijes.

Hulumtuesit përdorën teknologjinë e imazhimit të trurit që të studiojnë efektet e përjetuara nga vullentarët të cilëve iu ishte dhënë LSD, ketaminë apo psilocibinë (psilocybin), përbërje “psajkodelike” e gjetur në kërpudhat magjike.

Në matjen e fushave magnetike të prodhuara në tru, shkencëtarët gjetën që, rreth të tre drogave, diversiteti i sinjaleve neurale ishte besueshëm më i lartë, shkruan The Telegraph.

“Gjatë gjendjes psajkodelike, aktiviteti elektrik i trurit ishte më pak i parashikueshëm dhe më pak i integruar se gjatë zgjueshmërisë normale të vetëdijes – siç matet nga diversiteti global i sinjaleve”, tha profesori Anil Seth, bashkë-drejtor i Qendrës Sackler për Shkencë të Vetëdijes në Universitetin e Sussex, i cili po ashtu e udhëhoqi këtë hulumtim.

Ky studim u publikua në Nature Scientific Reports.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat