Si ta përdorësh ujin e orizit, sekreti i vërtetë i flokëve të shëndetshëm

Shëndetësia

Si ta përdorësh ujin e orizit, sekreti i vërtetë i flokëve të shëndetshëm

Më: 23 prill 2017 Në ora: 11:36
Ilustrim

Mënyra e larjes së flokëve ndikon shumë në shëndetin e tyre, madje edhe uji që përdor në rutinën e larjes mund të jetë shkak për dëmtimin ose përmirësimin e shëndetit të flokëve.

Specialistë nga kompania “Brit + Co”, së fundi kanë sjellë në vëmendje një mënyrë tradicionale të larjes së flokëve me origjinë nga Azia. I gjithë procesi ka të bëjë me përdorimin e ujit të orizit në flokë dhe mbajtjen deri në tri minuta. Pas larjes me ujë orizi, flokët do të jenë më të fortë e më të shkëlqyeshëm. Disa thonë se uji i përftuar nga orizi i fermentuar është edhe më i mirë sesa ai i përftuar nga orizi i freskët.

Mund të përdorësh çdo lloj orizi për të marrë ujin, duke filluar që nga orizi kafë e deri tek ai pluhur. Orizi ka qenë gjithmonë një përbërës shumë i dobishëm në industrinë e bukurisë për vite me radhë, por kjo metodë pastrimi, ushqimi e hidratimi për flokët është një mënyrë mjaft e thjeshtë dhe me kosto efektive, që duhet të përfshihet me çdo kusht në rutinën e trajtimit të flokëve.

Një blogere bukurie, përmes kësaj videoje ju tregon më shumë për fuqinë e ujit të orizit. Blogu Beauty K Love tregon sit ë përdorësh ujë orizi për flokët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat