Fytyra, flokët dhe thonjtë, si t'i ruajmë gjatë stinës së nxehtë

Shëndetësia

Fytyra, flokët dhe thonjtë, si t'i ruajmë gjatë stinës së nxehtë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 11:48
Ilustrim

Fytyra është pjesa më komplekse e gjithë trupit sepse më shumë produkte janë prodhuar për fytyrën sesa për pjesët e tjera të trupit. Pse? Sepse fytyra është baza e imazhit, personalitetit, shëndetit dhe moshës sonë. Ajo identifikon kush jemi ne, si jemi ne, nga vijmë ne dhe ndonjëherë se çfarë ne shpresojme të bëhemi.

Nga pikëpamja dermatologjike, mjekja Ardiana Sinani shpjegon se fytyra përmban atribute të veçanta mjekësore. Ajo përmban gjëndra djerse dhe yndyrë, dhe karakterizohet nga lëkurë e thatë e yndyrshme dhe normale. Fytyra gjithashtu karakterizohet nga një sërë strukturash  folikulare në formën e qimeve të trasha në kokë, qerpikë, vetulla dhe në mjekrën e meshkujve, kombinuar me qime të bardha, të buta të holla në pjesën tjetër të fytyrës.

Lëkura e fytyrës është pjesa më e butë e trupit kur bëhet fjalë për manipulime dermatokozmetike si peeling, fillers , botox, mesotherapi e për më tepër karakteristikë e lëkurës së fytyrës është se shërohet pa ndjekur procedura të ashpra dhe të nxituara.

Si duhet të kujdesimi për lëkurën e fytyrës  në periudhën e verës ku rrezatimi diellor është i madh dhe gjithashtu koha e ekspozimit është më e madhe?

Përdorimi i përditshëm i kremit solar dhe çdo 3 orë nëse ekspozohemi në diell sidomos gjatë plazhit.

Përdorimi i ujërave termale në formën e spray për hidratimin e lëkurës disa herë gjatë ditës.

Pastrimi i lëkurës sidomos të fytyrës 2 herë në ditë nëpërmjet larësve të fytyrës dhe produkteve të përshtatshëm sipas llojit të lëkurës së fytyrës.

Pirja e rreth 2-3 litra ujë në ditë.

Këto këshilla vlejnë për të gjitha grupmoshat por sidomos për fëmijët dhe moshën e tretë ku koha e ekspozimit në diell duhet shmangur nga ora 10.30 deri 17.00 mbasdite.

Kujdes duhet treguar edhe ne kur pushojmë në zona me pyje sidomos nga pickimet e insekteve,apo kontaktet me bimë.

Duhen përdorur patjetër produktet që na ndihmojnë për mbajtjen larg të insekteve duke qenë se koha e ekspozimit dhe veshjet e lehta bëjnë që lëkura e trupit të jetë më e ekspozuar ndaj insekteve dhe fenomeneve alergjike që ndodhin pas pickimit të tyre apo kontaktit me bimë të ndryshme, çdo familje duhet të ketë me vete kutinë e ndihmës së shpejtë ku të përmbajë disefektant, ampula me kortizonik, kremra |(me oksid zinku, panthenol etj) për uljen e irritim të lëkurës nga pickimit apo kontaktet me bimë të ndryshme.

Flokët dhe thonjtë

Gjithashtu kujdes duhet treguar edhe për flokët dhe thonjtë të cilët në periudhën e verës thahen paksa më shumë nga rrezatimi diellor dhe veprimi i ujit të kripur të detit apo të klorinuar të pishinave.

Përdorimi i maskave apo kremrave për rigjenerimin e flokëve duhet të jetë pothuajse i përditshëm sidomos në plazh, trupi dhe flokët duhet shpëlahen me ujë pas daljes nga deti apo pishina, për thonjtë duhet përdorur kremra të posaçëm për to me bazë ac hialurinik dhe vitamina.

Këshillohet gjatë kësaj periudhe përdorimi i kremrave në trajtë të lëngshme dhe jo shumë të yndyrshëm sepse humbjet e ujit nga organizmi janë më të mëdha dhe kërkohet hidratim i lëkurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat