Katër kafe në ditë nuk ju bëjnë keq

Shëndetësia

Katër kafe në ditë nuk ju bëjnë keq

Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:52
Ilustrim

Shkencëtarët kanë shqyrtuar 740 studime në efektet e kafeinës tek njerëzit, ku kanë gjetur se konsumimi i 400 miligramëve – përafërsisht 4 filxhanë – është limiti i sigurt për të rriturit.

Përderisa ky limit nuk tejkalohet, sipas ekspertëve nuk ka nevojë për t’u brengosur, shkruan Daily Mail.

Autori udhëheqës i këtij studimi, Dr. Eric Hentges, drejtor ekzekutiv i ILSI (Institutit Ndërkombëtar të Shkencave të Jetës) tha se kjo ofron dëshmi që e zgjeron kuptimin tonë për kafeinën në shëndetin njerëzor.

“Kemi konkluduar që nivelet e definuara më parë të marrjes së kafeinës në konsumuesin e shëndetshëm të kafeinës (400 gram) nuk lidhej me ndonjë efekt negativ”, shtoi ai.

Ky studim u publikua në ditarin e Toksikologjisë të Ushqimit dhe Toksikologjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat