Përpjekja në largimin strijave: Vaji magjik që i zhduk dhe forcon lëkurën tuaj!

Shëndetësia

Përpjekja në largimin strijave: Vaji magjik që i zhduk dhe forcon lëkurën tuaj!

Më: 24 prill 2017 Në ora: 23:34
Ilustrim

Nëse ju mundojnë linjat apo shtrirjet në lëkurë dhe gjatë kohë kërkoni ndihmë në eliminimin e tyre, ekziston një recetë e thjeshtë në kushte shtëpiake që ju ndihmon t’i “heqni qafe ato”. Kjo përzierje natyrore rikthen elasticitetin e lëkurës dhe e forcon atë.

Bëhet fjalë për një përzierje të vajit që jep rezultate të shkëlqyera, është e përballueshme dhe shumë e lehtë për t’u përdorur.

E tëra që ju duhet është vaji i ullirit si dhe përzierje e veçantë e vajrave esencialë, të cilat mund ti gjeni në cilëndo barnatore, farmacitë bimore apo në dyqane ku ofrohet ushqim i shëndetshëm.

Përbërësit:

100 ml vaj ulliri i parafinuar
20 pika vaj esencial rozmarinë
20 pika vaj bajamesh
20 pika vaj esencial të dëllinjës
20 pika vaj esencial të limonit
20 pika vaj esencial të karafilit

Përgatitja:

Të gjithë këto së bashku i përzieni mirë dhe i hidhni në një kavanoz qelqi ose ndonjë paketim.

Çdo ditë fërkoni zonat e prekura ku theksohen linjat apo shtrirjet e lëkurës. Ky vaj, pas një kohe aplikimi ofron rezultate të shkëlqyera për trupin dhe kujdesin e lëkurës – duke e bërë atë të butë dhe rifreskuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat