Psikologët po “spiunojnë” në qetësi shprehitë e këqija të adoleshentëve

Shëndetësia

Psikologët po “spiunojnë” në qetësi shprehitë e këqija të adoleshentëve

Më: 20 maj 2017 Në ora: 15:43
Ilustrim

Në mënyrë që të kuptojnë sa më mirë se me çfarë po merren të rinjtë, psikologët po shikojnë fotografitë dhe po lexojnë mesazhet që ata po shkruajnë në rrjete sociale.

Gjithë kjo bëhet në fshehtësi të plotë, në mënyrë që të mos zbulohen dhe të mos abuzojë askush.

Me këtë hulumtim, psikologët e Universitetit Rochester, po gjejnë se çfarë janë preferencat e të rinjve, sa i përket pirjes së alkoolit, duhanit dhe drogës.

Në bazë të fotografive të plasuara në llogari të ndryshme, ata po vinë në përfundim, se cilat janë pijet kryesore.

Por, njëjtë nuk qëndron edhe me tymosjen dhe marrjen e drogës, meqë jo të gjitha këto mund të shihen në fotografi.

Ekipe të specializuara, janë duke “lexuar mes rreshtave”, në mesazhet dhe komentet e shkëmbyera, për të identifikuar përdoruesit e drogës dhe eventualisht, të kuptojnë se çka po përdoret. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat