Çokollata në shërbim të shëndetit tonë (besoni apo jo)

Shëndetësia

Çokollata në shërbim të shëndetit tonë (besoni apo jo)

Më: 20 maj 2017 Në ora: 16:21
Ilustrim

Ju ndoshta keni dëgjuar shaka që qarkullojnë në internet se ‘çokollata është e bërë nga kakao. Kakao rritet në pemë që nënkupton se është një bimë. Teknikisht nëse analizojmë, çokollata i bie të jetë një sallatë’. E pra, jo saktësisht një sallatë por nuk është edhe aq e dëmshme për shëndetin tonë. Madje është e kundërta.

Sigurisht, nuk duhet të konsumohet në ditë nga 300 gr. çokollatë, por nuk duhet edhe të ndihemi keq për disa kube të vogla në ditë. Në vazhdim po ju japim 7 arsye se pse çokollata është ushqim i mirë për shëndetin tonë:

Zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër – 10 gr. në ditë mund të parandalojë sulmin në zemër. Është e pasur me polifenole dhe flavonoide që të ulë presionin dhe sasinë e kolesterolit të keq në gjak. Vetëm se është mirë të zgjedhni çokollatën e duhur e cila përmban më së paku 50% kakao.
Mbron kundër sulmit në tru – për parandalimin e sulmit në tru, është e nevojshme një sasi prej 60 gr. në ditë. Shton lartësinë e serotoninës në tru, që eliminon lodhjen kronike. Flavonoidet në sasi të mjaftueshme nuk dëmtojnë qarkullimin cerebral.

Parandalon diabetin – në këtë rast kakao në çokollatë duhet të ketë sasi prej 85% dhe rekomandohet për shërimin e gjendjes para-diabetike. Ul glukozën në gjak. Në mënyrë paradoksale, por realisht normalizon sasinë e sheqerit në gjak.

Është aspirinë natyrale – ndikimi i aspirinës dhe çokollatës është shumë i ngjashëm: hollon gjakun që ndikon në trombocitet dhe parandalon mpiksjen e gjakut.

Trajton gjendjen emocionale – çokollata konsiderohet se zvogëlon hormonin e stresit në trup duke e zëvendësuar atë me hormonet e lumturisë.

Aktivizon trurin – stimulon qarkullimin e gjakut në zonat kryesore të trurit. Rekomandohet të konsumohet 2-3 orë për shembull para provimeve, ose në situata tjera që kërkojnë përqëndrim.

Zvogëlon oreksin – por veçanërisht çokollata e zezë sepse me atë nuk mund të hani tepër. Përmbajtja e hidhur që ka automatikisht zvogëlon oreksin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat