Pasi ta lexoni këtë, nuk do ta puthni më partnerin tuaj

Shëndetësia

Pasi ta lexoni këtë, nuk do ta puthni më partnerin tuaj

Më: 20 maj 2017 Në ora: 19:31
Ilustrim

Një puthje mund të transmetojë miliona bakterie, thonë disa shkencëtarë holandezë. Sipas një studimi të kryer prej tyre në vetëm 10 sekonda puthje, mund të transmetohen deri në 80 milionë bakterie.

Studiuesit testuan 21 çifte, të cilët putheshin mesatarisht 9 herë në ditë për të arritur në një përfundim të tillë.

Sipas tyre goja e njeriut mban rreth 700 lloje të ndryshme bakteriesh. Studiuesit pyetën 21 çifte se sa herë ishin puthur gjatë vitit të fundit dhe kur ishte hera e fundit që ishin puthur.

Ata numëruan numrin e bakterieve përpara një puthjeje 10 sekonda dhe pas saj. Eksperimenti tregoi transferimin e një sasie të madhe bakteriesh nga njëri partner te tjetri.

“Puthja franceze është shembulli i mirë i transferimit të miliona bakterieve nga njëri partner të tjetri. Megjithatë shumë pak prej këtyre bakterieve qendrojnë në pjesën e gjuhës, pjesa më e madhe kalojnë në stomak apo pjesën e qiellzave”, tha profesori Remco Kort, i cili drejtoi studimin.

Sipas Kort, ky studim do të ndihmojë në luftimin e bakterieve te personat që kanë shumë probleme me to.

Megjithatë pjesa më e madhe e bakterieve ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve. Studiuesit gjetën rreth 100 trilionë mikro-organizma në trupin e njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat