Studim: Nënat që konsumojnë antidepresantë mund të lindin fëmijë autikë

Shëndetësia

Studim: Nënat që konsumojnë antidepresantë mund të lindin fëmijë autikë

Më: 21 maj 2017 Në ora: 07:27
Ilustrim

Problemet me autizmin janë duke u thelluar çdo ditë e më tepër. Studiuesit po përpiqen që të gjejnë të gjitha shkaqet e lindjes së fëmijëve autikë.

Së fundmi disa studime kanë zbuluar se në lindjen e fëmijëve autikë ndikojnë edhe antidepresantët që mund të kenë pirë nënat për një periudhë kohore të caktuar.

Mbi 2800 fëmijë në Kanada kanë lindur autik për shkak të pirjes së  antidepresantëve nga nënat. Depresioni është një sëmundje shumë e vështirë, por vajzat të cilat nuk janë bërë ende nëna është mirë që të përpiqen që ta luftojnë atë me mënyra të tjera. Ato nuk duhet të bombardohen në antidepresantë në qoftë se kanë shenja të lehta depresioni. Ato mund t’i marrin vetëm në raste drastike.

Shkencëtarët besojnë se depresioni është i lidhur me autizmin dhe në qoftë se nëna është duke pirë ilaçe depresioni duhet të konsultohet me mjekun e saj para se të ngelë shtatzënë, në mënyrë që të minimizojë rreziqet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat