Përse disa njerëz sëmuren nga kanceri, e disa jo: Gabimi kyç që vepron si shkrepëse

Shëndetësia

Përse disa njerëz sëmuren nga kanceri, e disa jo: Gabimi kyç që vepron si shkrepëse

Më: 21 maj 2017 Në ora: 23:50
Ilustrim

Gabim në gjene, mosrrezistenca ndaj stresit, pirja e duhanit apo fati i keq? Gjërat janë më thellë se kaq

Sasia më e madhe e fondeve në botë janë të fokusuara në studime medicinale për hulimtimin e kancerit, shkaktarit të tretë më të shpeshtë të vdekjes në botë. Nga diçka duhet të vdiset, por mendimi i përgjithshëm është që më mirë të vdiset nga sulmi në tru apo në zemër, se sa nga kanceri.

Ku qëndron dallimi? Vetë kuptimi i ekzistencës së kancerit dhe terapive tradicionale që po aplikohen e vazhdojnë agoninë e kësaj sëmundje mesatarisht për dy vite, dy vite plot shpresë dhe ide se vdekja mund dhe duhet të mund të mposhtet. Por, shkencëtarët, për dallim nga farmaceutët, gjithnjë e më tepër shtrojnë pyetjen, e jo përgjigjen për temën e kancerit e cila mund të zbulojë shumë gjëra për të cilat nuk jemi të ndërgjegjshëm – e kjo është përse të gjithë nuk kemi kancer, gjegjësisht përse disa e shkaktojnë vetë?

Mund të thuhet se organizmi ynë është plotësisht i përmbytur me vdekjen. Flokët, thonjtë, shtresa e jashtme e lëkurës – të gjitha janë gjëra të vdekura të cilat i humbasim çdo javë, i largojmë dhe zhduken – rreth 80 përqind e qelizave në hapësira të mbyllura të cilat rrezatohen nga dielli pikërisht janë qeliza të vdekura të lëkurës së njeriut. Megjithatë, shumica e trupave përbëhen nga materie të gjalla, sikur gruri biologjik i cili e djeg ushqimin për energji të nevojshme për frymëmarrje dhe lëvizje, ngrohje dhe të menduarit. Qelizat e organizmit janë shumë aktive dhe të nënshtruara ndarjes miliona herë në ditë.

Është proçes fascinant për replikimin e instrukcioneve – ADN – për çdo qelizë vajzë kërkon kopjim të zinxhirit identik të tre milliard nukleotidesh. Për të gjitha këto trupat tanë megjithatë nuk janë të perfeksionuar. Sa herë që qeliza ndahet, enzimet që marrin pjesë në sintezë mesatarisht i bëjnë rreth 120 mijë gabime. Shumë apo pak, nuk ka aspak rëndësi, deri sa të ndodhë gabimi kyç që vepron si shkrepëse për kancerin falë punës abnormale të qelizës, rritjes dhe shumëzimit të pandërprerë. Qeliza e tillë i injoron sinjalet që të ndalojë dhe stimulojë trupin që ta furnizojë me gjak me qëllim të shumohet edhe më shumë. Atëherë qeliza e tillë shumëzohet deri në pakufi, gjegjësisht përhapet kanceri nëpër trup.

Natyrisht, është e rëndësishme se për çfarë lloji të kancerit, gjegjësisht gabimi bëhet fjalë, sepse te disa shkon më shpejtë, kurse te disa më ngadalë – në përgjithësi ekzistojnë madje 200 lloje të ndryshme.

Të dy pijnë duhan, por vetëm njërit i u shfaq kanceri

Të gjithë kanë dëgjuar apo njohin dikë i cili sipas rastit të tij është dashur të marrë kancerin – fqinji Pera i cili ka pirë nga tri kuti duhani në ditë, tezja e cila është tërë jetën e shëndoshë dhe gjithashtu pin alkool, biznesmeni i cili nuk hanë asgjë para orës pesë pasdite përveç stresit të tij, ka shembuj të panumërt dhe shpesh përdoren si pretekst për vazhdimin e zakoneve personale të këqija. Tregimi mori dimension më të thellë te kanceri kur në vitet e 50-ta sëmuret gruaja e fqinjit Pera e cila kurrë nuk ka pirë duhan, alkool, nuk ka qenë e shëndoshë …

Edhe sikur të kishte pirë duhan, përse ajo mori kancerin, kurse Pera jo? E vërteta e fundit megjithatë fshihet në gjenet tona, e jo në mënyrën e jetesës. Duke vëzhguar duhanpirësit shumëvjeçarë, shkencëtarët kanë zbuluar se për të gjithë është i përbashkët variacioni i disa gjeneve të caktuar, të cilët me të drejtë i kanë quajtur “gjene të jetëgjatësisë”.

“Kemi zbuluar shumë markerë gjenetik të cilët nxisin jetëgjatësinë, kurse po të njejtit gjene mund të ndodhen te njerëzit të cilët kanë përjetuar moshën e thellë të pleqërisë. Ato funksionojnë në mënyrë që nxisin qelizat në përmirësim më të shpejtë nga ndikimet negative bio-kimike”, shpjegon profesori Morgan Levin.

Kjo konsiderohet edhe si mutacion evolutiv, kurse fatlumët që kanë trashëguar këto gjene kanë vetëm 11 përqind besueshmëri për të fituar ndonjëherë kancerin, kurse tek të tjerët besueshmëria është 40 deri 60 përqind.

Pesë gjëra të cilat definitivisht e rrisin rrezikun e këtyre gabimeve

Pavarësisht gjenetikës së mirë apo të keqe, prap ekzistojnë raste të cilët nuk përputhen plotësisht, e këto janë pikërisht ato të shkaktuar nga faktorët e jashtëm. Në përgjithësi, ekzistojnë pesë të tillë të cilët janë shkaktarë të pakundërshtueshëm të formimit të mutacioneve, madje me këtë edhe vetë kancerit:

1. rrezatimi i tepruar, sidomos në moshën e hershme të jetës

2. pirja e duhanit

3. trashësia

4. terapitë hormonale / ekspozimit të rrezatimeve

5. konsumimi i ushqimeve të përpunuara / konsumimi i pakët i fibrave

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat