Ekspertët këshillojnë: ushtroni në trampolinë

Shëndetësia

Ekspertët këshillojnë: ushtroni në trampolinë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 08:41
Ilustrim

Me rastin e ushtrimit të pjesës së sipërme të trupit patjetër duhet të qëndroni stabil, ndërkaq forca patjetër duhet të bartet nga pjesa abdominale në trampolinë dhe ushtrohen para së gjithash këmbët.

Shumica e njerëzve dinë për trampolinën nga stadiumet dhe orët e edukimit trupor në shkollë, mirëpo ato platforma gjithnjë e më shpesh përdoren në programet shëndetësore dhe në ushtrime në studio fitnesi.

“Kur kemi filluar më 2014-n, ishim të vetmit”, thotë Jean-Pierre Ulrich në panairin e shëndetit dhe fitnesit në Këln. Mirëpo, nuk është fjala për trampolinat e zakonshme dhe ato madje nuk u dedikohen fëmijëve. Për arsye sigurie kanë forcime shtesë dhe sipërfaqja u është e tendosur.

Ulrich thotë se si me rastin e ushtrimit të pjesës mësipërme të trupit patjetër duhet të qëndroni stabil, ndërkaq forca patjetër duhet të bartet nga pjesa abdominale në trampolinë dhe ushtrohen para së gjithash këmbët.

Me ushtrime të rregullta në trampolinë sigurohet qëndrueshmëri më e madhe.

Në vegël mund të ushtrojë pothuajse çdokush pos të sëmurëve nga zemra dhe ata me lëndime të mëparshme, të cilët më parë duhet të konsultohen me mjekun.

Në trampolinë mund të ushtroni edhe te shtëpia, ndërsa është e mjaftueshme të kërceni ose vraponi në vend rreth pesë minuta në ditë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat