Cilat janë hormonet që ju shtojnë në peshë

Shëndetësia

Cilat janë hormonet që ju shtojnë në peshë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Pesha jonë varet jo vetëm nga kaloritë që konsumojmë, por edhe nga disa hormone të padukshëm brenda nesh.

Në fakt, hormonet influencojnë procesin metabolik dhe urdhërojnë trupin të ruajë ose djeg yndyrën. Ka një sërë faktorësh që mund të ndikojnë peshën trupore.

Pjesë e tyre janë aktiviteti fizik, gjenetika, zakonet e ushqyerjes, mënyra e jetesës dhe stresi.

Kortizoli: Kortizoli është hormoni i stresit. Ai prodhohet nga gjëndrat e veshkave për të parandaluar rënien e niveleve të sheqerit në gjak poshtë normales. Prandaj, kur jeni të stresuar ju prireni të konsumoni më shumë produkte me sheqerna, si akullore, ëmbëlsira, çokollatë dhe biskota. Kortizoli ngadalëson edhe metabolizmin që të ruajë më shumë energji. Nëse keni nivele të larta të kortizolit në gjak, do të filloni të shtoni peshë.

Leptina: Leptina është hormon i ngopjes, që sekretohet nga qelizat dhjamore dhe dërgon sinjale në tru kur jeni ngopur. Leptina kontrollon metabolizmin dhe ndihmon qelizat të kuptojnë nëse duhet ta ruajnë apo djegin yndyrën. Shumë shpesh, ky nivel i hormonit ulet për shkak të pagjumësisë. Prandaj fjetja mjaftueshëm është shumë e rëndësishme.

Hormonet e tiroides: Hormonet e tiroides (T3 dhe T4) prodhohen nga gjëndra e tiroides, dhe funksioni kryesor i tyre është të rregullojnë procesin metabolik. Nëse keni nivele të ulëta të hormoneve në trup, rrezikoni të shtoni në peshë.

Insulina: Glukoza është burim kryesor i energjisë për qelizat. Pasi konsumoni ushqim dhe rriten nivelet e sheqerit në gjak, pankreasi sinjalizohet të lëshojë më shumë insulinë, hormoni që ndihmon në kalimin e glukozës tek qelizat. Insulina siguron energji, megjithatë ajo grumbullon gjithashtu dhe ruan yndyrat. Nëse nivelet e insulinës janë të larta, trupi do të fillojë të ruajë yndyrat.

Ndjekja e një diete strikte nuk është e shëndetshme. Ju mund të humbisni peshë në fillim, megjithatë rezultati nuk do të zgjasë për shumë kohë. Si rezultat, ju mund të humbisni peshë edhe nëse hani vetëm njëherë në ditë. Rënia në peshë ngadalë është më e mirë për trupin dhe me rezultate më afatgjate.

Nëse doni të dobësoheni, përpiquni të keni vetëm një rënie të vogël të numrit të kalorive. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe konsumoni ato të pasura në proteina dhe fibra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat