Të ushqyerit natën rritë rrezikun për diabet dhe sëmundje të zemrës

Shëndetësia

Të ushqyerit natën rritë rrezikun për diabet dhe sëmundje të zemrës

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 18:09
Ilustrim

Ushqimi natën vonë është i lidhur me shtimin në peshë.

Përveç kësaj, sipas një studimi të ri, ushqimi në orët e vona rritë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe diabet.

Të ushqyerit vonë ngritë nivelin e insulinës dhe glukozës, të cilat janë të përfshira në diabet.

Ndërsa sa i përket shëndetit tuaj të zemrës, ushqimi në këtë kohë, rritë kolesterolin dhe triglyceridet, të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ky studim gjithashtu ka treguar, ngjashëm me studimet e mëparshme, që darkat e vona ju bëjnë të shtoni peshë ngaqë natën aftësia e trupit për të djegur yndyrat ulet.

Studimi është kryer nga Shkolla e Mjekësisë Perelman në Pensilvani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat