Shenjat që paralajmërojnë kancerin në mushkëri

Shëndetësia

Shenjat që paralajmërojnë kancerin në mushkëri

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Kanceri i mushkërive është lloji i dytë i kancerit më i përhapur si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt.

Këta të fundit kanë mundësi 1 në 14 për të zhvilluar këtë sëmundje, ndërkohë që një në 17 femra mund të preket nga kanceri i mushkërive.

Kanceri i mushkërive është vdekjeprurës, por njohja e shenjave dhe simptomave të hershme shpëton jetë. 

Këto janë shenjat që paralajmërojnë kancerin në mushkëri:

1. Kollë e vazhdueshme 

Ftohja shoqërohet me inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes e kollë, por këto të fundit zakonisht largohen brenda një apo dy jave. Nëse kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë, mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse kollitja vazhdon të përkeqësohet. Nëse kolla është e zhurmshme ose mund të shoqërohet me njolla gjaku duhet të vizitoni një pneumolog. 

2. Vështirësi në frymëmarrje 

Qelizat kancerogjene që rriten në mushkëri mund të bllokojnë apo të ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes duke ua bërë më të vështirë këtë proces. Nëse lodheni shumë shpejt dhe keni vështirësi në frymëmarrje edhe pas aktiviteteve më të thjeshta duhet të vizitoni mjekun.

3. Dhimbje gjoksi 

Kanceri i mushkërive mund të çojë në dhimbje në gjoks ose në shpatulla. Nëse dhimbja është e mprehtë, menjëherë duhet t'i tregoni mjekut. Dhimbja e kraharorit mund të jetë tregues i shumë problemeve shëndetësore, përfshirë kancerin e mushkërive.

4. Gulçimet, fishkëllim gjatë frymëmarrjes 

Këto që përmendëm më sipër mund të jenë gjithashtu shenjë e astmës ose alergjive, por është më mirë që mjek të diagnostikojë sëmundjen tuaj. 

5. Ndryshim në zë  

Nëse filloni të vëreni ndryshim në zërin tuaj, duhet të vizitoheni.  Trashja e zërit mund të shkaktohet nga një i ftohtë, por nëse kjo gjendje nuk kthehet në normalitet, mund të lidhet me kancerin e mushkërive.

6. Humbje e pashpjegueshme e peshës mund të jetë shenjë e kancerit të mushkërive e jo vetëm, por kjo gjë nuk ndodh në fazat e para të sëmundjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat