Kur është e sigurt që t’i lini fëmijët vetë në shtëpi?

Shëndetësia

Kur është e sigurt që t’i lini fëmijët vetë në shtëpi?

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 23:15
Ilustrim

Çdo prind ka nevojë për ca kohë për vete, pa fëmijët, çoftë për të kryer ndonjë punë apo për t’u takuar me shoqërinë.

Megjithatë shumica prej tyre janë shumë të brengosur për punësimin e një dadoje, të frikësuar se nuk do t’ia arrijë t’ju jap kujdesin e duhur.

E disa të tjerë janë të brengosur në lidhje me moshën kur një fëmijë mund të qëndroj i vetmuar në shtëpi.

Në lidhje me këtë, Emma Hammett, themeluese e First Aid for Life dhe autore e librave për kujdesin ndaj fëmijëve, ka thënë që vetë prindërit duhet të gjykojnë maturinë dhe pjekurinë e fëmijëve te tyre, në mënyrë që t’i lënë të vetmuar.

Nuk ekziston ndonjë ligj në lidhje me moshën kur fëmijët mund të lihen vetë, megjithatë prindërit mund të persekutohen në qofte se i lënë fëmijët ne ambiente të rrezikshme.

Natyrisht foshnjat duhet të monitorohen vazhdimisht, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lihet të pa shoqëruara.

Ndërsa në qoftë se vendosni ta lini fëmijët tuaj nën kujdesin e dikujt tjetër duhet gjithmonë t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve.

Sa janë të pjekur dhe të përgjegjshëm ata?

A janë të familjarizuar me shtëpinë tuaj dhe rreziqet që mund të ketë në shtëpi?

Sa mirë i njohin fëmijët tuaj, dhe a ndihen fëmijët tuaj të sigurtë me ta?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat