Thonj të brishtë që thyhen? Ja çfarë po përpiqet t’iu thotë trupi

Shëndetësia

Thonj të brishtë që thyhen? Ja çfarë po përpiqet t’iu thotë trupi

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 15:03
Ilustrim

Trupi ju dërgon sinjale kur diçka nuk shkon, por problemi qëndron se sa të aftë jemi t’i kuptojmë këto shenja.

Nëse deri sot kishit menduar që thonjtë që petëzohen apo thyhen janë thjesht të brishtë duhet ta dini që kjo gjë ndodh për shkak të mungesës së një minerali shumë të rëndësishëm.

Brishtësia e thonjve vjen pikërisht prej mungesës së magnezit.

Ky mineral ka veti antioksidante dhe është i domosdoshëm për zhvillimin e kockave, shërimin e plagëve, dhe metabolizimin e karbohidrateve, aminoacideve dhe kolesterolit.

Është gjithashtu çelësi për thithjen e vitaminave të tjera, përfshirë vitaminat B dhe C. Veç thonjve të brishtë , debulesa, të përzierat dhe marramendjet janë simptomat e mungesës së magnezit.

Në rastet më ekstreme, mungesa e magnezit mund të rezultojë në, verbëri e infertilitet.

Ushqime të pasura me magnez:

1. Ushqime deti

2. Arra dhe fara

3. Spinaq

4. Tërshërë, bollgur, quinoa etj

5. Fasule

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat