Ushqimet që mbrojnë shikimin tuaj

Shëndetësia

Ushqimet që mbrojnë shikimin tuaj

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 23:13
Ilustrim

Përveç beta karotenit, vitamina dhe minerale të tjera janë të domosdoshme për shëndetin e syve. Ne sjellim 5 ushqimet që duhet të konsumoni për të mbrojtur shikimin.

Të gjelbrat 

Perimet e gjelbërta janë të pasura me luteinë dhe zeaksantinë, antioksidues që ulin rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe katarakteve.

Vezët

E verdha e vezës është burim kryesor i luteinës dhe zeaksanthinës, plus zink, që ndihmojnë gjithashtu në uljen e rrezikut të zhvillimit ë degjenerimit makular.

Qitrot dhe manaferrat

Këto fruta janë një burim i mirë i vitaminës C, lëndë ushqyese e cila mund të ulë rrezikun e zhvillimit ë degjenerimit makular dhe kataraktit.

Bajamet

Këto fruta të thata janë të pasura me vitaminë E, që ngadalëson degjenerimin makular. Një grusht me bajame siguron gjysmën e dozës së vitaminës E që duhet për një ditë.

Peshku i yndyrshëm

Peshqit tuna, salmoni, skumbri, trofta janë të pasura me DHA, një acid i yndyrshëm që gjendet tek retina, nivelet e ulëta të të cilit lidhen me sindromën e syrit të thatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat