Maska me kafe që rigjeneron lëkurën e fytyrës

Shëndetësia

Maska me kafe që rigjeneron lëkurën e fytyrës

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 02:46
Ilustrim

Këshillat popullore, me kalimin e kohës, po zëvendësojnë edhe industrinë e kozmetikës.

Sigurisht, për atë kategori njerëzish me të ardhura të papërballueshme për të eksperimentuar me produktet e shtrenjta të bukurisë.

Për ju që përpiqeni vetë, po sjellim maskën e mëposhtme me qumësht dhe kafe që, sipas përvojës së atyre që e kanë provuar, ndihmon në paraqitjen më të re të lëkurës së fytyrës. Përbërësit: Kafe turke pluhur qumësht Përgatitja: Në një enë përzieni të dy përbërësit, me pak qumësht, në mënyrë që të shndërrohen në një krem të lëngshëm. Aplikojeni maskën në lëkurën e fytyrës, masazhojeni dhe lëreni për 15 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të vakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat