Këshilla praktike si të evitoni kafshimin e gjirit gjatë gjidhënies

Shëndetësia

Këshilla praktike si të evitoni kafshimin e gjirit gjatë gjidhënies

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 07:21
Ilustrim

Në momentin që në gojën e fëmijës fillojëtë dalin dhëmbët e parë, nëna fillon të ndiejë edhe kafshimet e para që i bëhen nga fëmija tek gjinjtë, kjo jo sepse më parë ai nuk e kishte bërë por sepse xhinxhivat nuk do të shkaktonin dhimbje tek nëna. Dhimbja mund të jetë vërtet e madhe dhe tek nëna do të krijohet njëfarë frike se kjo gjë do të përsëritet sërish.

Përse fëmija e kafshon gjirin?
Në më të shumtëne rasteve kjo ndodh për shkak të shqetësimeve që ndien gjatë daljes së dhëmbëve. Fëmijët zakonisht në këtë fazë e kafshojnë më tepër gjirin. Një tjetër shkaktar mund të jetë edhe një gjendje jo e mirë shëndetësore si për shembull një ftohje. Por ai mund të kafshojë gjirin edhe thjesht për të tërhequr vëmendjen e nënës, si edhe sepse është kurioz dhe dëshiron të shikojë se çfarë do të ndodhë.

Si duhet të sillet nëna?
Duhet të theksojmë se para se fëmija të “bindet” për të mos kafshuar më gjirin janë të nevojshme disa tentativa.
• Kontrolloni nëse fëmija e ka kapur gjirin në mënyrën e duhur, kjo pasi nëse e bën këtë e ka të pamundur të kafshojë gjirin duke qënë se thith dhe gëlltit qumështin. Thithi në këtë rast është brenda gojës së fëmijës dhe ai nuk mund ta kafshojë, deri në momentin që do ta shtyjë drejt dhëmbëve, gjë të cilën ju mund ta parandaloni duke vëzhguar veprimet e fëmijës.
• Mos e hiqni me forcë thithin nga goja e fëmijës nëse tashmë e ka kafshuar, pasi do të lëndoheni më shumë. E largoni atë me kujdes me anën e gishtit të vogël njësoj si veproni pasi ka përfunduar së piri.
• E mbani fëmijën sa më pranë vetes dhe gjirit. Bëni kujdes në momentin që fëmija fillon të largohet nga thithi.
• Nëse fëmija ka grip dhe vështirësi në frymëmarrje, e vendosni në një pozicion që të pijë më me lehtësi, pasi në të kundërt ai do të kafshojë thithin. E pastroni gjithmonë hundën e fëmijës para se ta vendosninë gji.
• Fëmija nuk kupton ndoshta atë çfarë i thoni, por sjelljen dhe tonin e zërit po, kështu që i shprehni se nuk duhet të kafshojë mamin.
• E përkëdhelni shumë ndërsa është duke pirë gji në mënyrë që t’i transmetoni pozitivitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat