10 ushqimet që parandalojnë shfaqjen e rrudhave

Shëndetësia

10 ushqimet që parandalojnë shfaqjen e rrudhave

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 15:20
Ilustrim

Femrat do të bënin çdo gjë vetëm për të shtyrë sa më shumë procesin e plakjes, por fatkeqësisht askush deri më tani nuk e ka zbuluar shatërvanin e rinisë së përjetshme. Sa gjenetike, ky proces përshpejtohet apo ngadalsohet sipas stilit të jetesës së gjithëselit prej nesh. Jeni ende në kohë të bëni ndryshimet e duhura për të parandaluar shfaqjen e rrudhave duke përfshirë në regjimin ushqimor 10 ushqimet e mëposhtme. Këto fruta perime erëza dhe lëngje përmbajnë antioksidantët më të fuqishëm dhe do të bëjnë mrekulli për ju !

1. Qershi, shegë dhe boronica 
Janë të pasura me vitamin C dhe promovojnë prodhimin e kolagjenit.

2. Caji jeshil 
Një tjetër burim antioksidantësh që ndihmon lëkurën të rigjenerohet. 

3. Karotat, pjeshkët dhe kajsitë
Frutat që përmendëm janë të pasura në vitaminë A dhe beta karoten. Të dyja parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe ndihmojnë indin epitelial të rigjenerohet nëse ka pësuar dëmtime falë faktorëve të jashtëm atmosferikë . 

4. Domatet
Domatet mbrojnë lëkurën kundër rrezeve të dëmshme të diellit UVA dhe UVB deri në 30%, e gjitha kjo fale antioksidantit lycopene. 

5.Vaji i ullirit dhe ullinjtë
Përbërësit kryesor të dietës mesdhetare, që janë burime të shkëlqyera të vitaminës E dhe antioksidantëve gjithashtu. Mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe e mbajnë atë të hidratuar në nivel qelizor. 

6. Kosi 
Ky derivat i qumështit lufton irritimet dhe skuqjet e lëkurës pasi është i pasur në probiotikë, baktere të mira për organizmin e njeriut. 

7. Arrat 
Arrat dhe frutat e tjera të thata përmbajnë yndyrë të shëndetshme dhe vitaminë E që hidratojnë lëkurën dhe parandalojnë inflamacionin. 

8. Peshku
Falë acideve yndyrore të shëndetshme omega 3, peshku është lloji i mishit që bën mrekullira për lëkurën tuaj. Nuk e lë lëkurën të thahet dhe i jep shkëlqim. 

9. Mjalti
I fundit në renditje por jo më pak i rëndësishëm, mjalti ka veti antibakteriale antioksiduese antiinflamatore dhe antiseptike, thënë shkurt mjalti është miku më i mirë i lëkurës suaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat