Si ndikon stresi në pamjen fizike

Shëndetësia

Si ndikon stresi në pamjen fizike

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Stresi është shkaktari kryesor i shumë problemeve shëndetësore, duke nisur që prej depresionit dhe deri te sëmundjet kardio-vaskulare.

Stresi i ndodh të gjithë njerëzve, por në momentin që nuk e shmangni dot punën, faturat, apo jetën, e vetmja mënyrë që mbetet është menaxhimi i tij.

Nëse ju nuk arrini dot të kontrolloni stresin, atëherë pasojat e tij do të shfaqen edhe në pamjen tuaj fizike, dhe kjo është një arsye më shumë për tu stresuar. Ja se çfarë i bën stresi pamjes tuaj:

Ju shton qeskat poshtë syrit

Ju than lëkurën, dhe kjo shkakton rrudha

Ju mbush me akne

Shkakton njolla në lëkurë, të cilat mund edhe të mos largohen kurrë

Skuqje të syve dhe të lëkurës

Rrudha në ballë apo zona të tjera delikate

I bën flokët me yndyrë

Përveç kësaj do të vini re edhe rënie masive të flokut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat